8 gola në ndeshjen Manchester United – Leeds (VIDEO)

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6-2, ndaj Leedsit në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Scott McTominay i shënoi dy gola të shpejtë në minutat e 2’ dhe 3’, për rezultatin 2-0.

Për 3-0, shënoi mesfushori portugez Bruno Fernandes në minutën e 20’.

Për 4-0, shënoi mbrojtësi suedes Lindelof në minutën e 37’.

Mysafirët e ngushtuan epërsinë me Cooperin në minutën e 42’.

Daniel James shënoi për 5-1, në minutën e 66’.

Bruno Fernandes në minutën e 70’ shënoi nga penalltia për 6-1.

Për rezultatin përfundimtar 6-2, shënoi Dallas i Leedsit.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë.