7 gola në ndeshjen Bologna – Sassuolo (VIDEO)

Sassuolo ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë  3-4, si mysafir ndaj Bolognas, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit duke kaluar në epërsi me Roberto Sorianon në minutën e 9’.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Domenico Berardin në minutën e 18’.

Svanberg e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 39’.

Për 3-1, shëno Ricardo Orsolini në minutën e 60’.

Sassuolo e ngushtoi epërsinë në minutën e 64’ me Djuricin.

Francesco Caputo e barazoi rezultatin në minutën e 70’.

Në minutën e 77’ Tomiyasu shënoi autogol për ta kaluar Sassuolon në epërsi.

Pas kësaj fitoreje Sassuolo pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë.

Kurse Bologna në vendin e 16-të me 3 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.