foto: Goal.com

60 vjeçar i kërkuar nga Interpoli, debuton në futbollin profesionist

Ronnie Brunswijk është 60 vjeçar, nënkryetar i klubit Suriname, por që po ashtu është edhe i kërkuar nga Interpoli. Ai ka luajtur gjatë një ndeshje në futbollin profesionist.

Brunswijk zbrit në fushë duke u bërë kështu lojtari më i vjetër në histori të futbollit profesionist që zhvillon një ndeshje.

Ai ka lindur me 7 mars të vitit 1961 dhe në këtë ndeshje luajti për 53 minuta, për ta ndihmuar ekipin e tij që pësoi një humbje prej 6 me 0 kundër ekipit Olimpia.

Brunswijk nuk mundi të largohet nga stadiumi pas ndeshjes sepse është i kërkuar nga ana e Interpolit, për arsye se në vitin 1999 u ndoq penalisht dhe u dënua në mungesë.

Inter Moengotapoe dhe Olimpia bëjnë pjesë në futbollin profesionist amerikan.