6 ndeshje në Serie A do të luhen pa tifozë shkaku i Coronavirusit

Katër ndeshje nuk u luajtën në Serie A, në vikend shkaku i Coronavirusit.

Federata e Futbollit të Italisë, ka marrë vendim që në xhiron e ardhshme që luhet në vikend, 6 ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve.

Ndeshja më e rëndësishme ajo ndërmjet Juventusit dhe Interit, të dielën prej orës 20:45, do të luhet pa tifozë.

Të shtunën pa tifozë do të luhen edhe ndeshjet, Milan – Genoa, Parma – SPAL, DHE Sassuolo – Brescia.

Të hënën Sampdoria – Hellas Verona po ashtu do të luhet pa praninë e tifozëve.

Gjithashtu edhe të enjten ndeshja Inter – Ludogorets, që luhet në kuadër të Ligës së Europës, do të luhet pa praninë e tifozëve.