
6 gola të shënuar në ndeshjen Bayern – Leipzig
05.12.2020 - 20:31
Bayerni dhe Leipzigu i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 3-3, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Bundesligë.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19’ me Nkunkun.
Jamal Musiala e barazoi rezultatin në minutën e 30’.
Në minutën e 34’, Thomas Muller i kaloi bavarezët në epërsi.
Dy minuta më vonë Justin Kluivert shënoi për 2-2.
Emil Forsberg i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 48’.
Për 3-3, shënoi Muller në minutën e 75’.
Pas këtij barazimi Bayerni mbetet në vendin e parë me 23 pikë.
Kurse, Leipzigu në vendin e dytë me 21 pikë.
Intensives Spiel.
Wichtiger Punkt.#WeiterImmerWeiter #FCBRBL pic.twitter.com/5itiwLlv8z— FC Bayern München (@FCBayern) December 5, 2020