5 vite më parë Kosova u bë pjesë e UEFA-s

Më  3 maj të vitit 2016, Kosova u bë anëtarja e 55-të e Federatës Europiane të Futbollit (UEFA).

Votimi i fshehtë i mbajtur në Budapest, gjatë kongresit të organizatës, tregoi që për Kosovën votuan 28 pro, 24 kundër, derisa dy vota ishin shpallur të pavlefshme.

Pranimi i Kosovës në UEFA i kishte hapur rrugë aplikimit për anëtarësimin në shtëpinë e futbollit botëror, FIFA, i cili erdhi 10 ditë më vonë me 13 maj.

Njëri prej më meritorëve për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte ish-kryetari i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vokrri më 3 maj në Budapest, pas pranimit të Kosovës në UEFA, kishte thënë se ky është moment historik për vendin tonë.

“Ky është një moment historik dhe unë premtoj se do t’i premtoj vlerat e futbollit. Duam t’i bëjmë njerëzit bashkë brenda dhe jashtë fushës,”, kishtë thënë Fadil Vokrri.

Pranimin në UEFA ia panë hairin klubet Superligës së Kosovës në futboll, pasi mund të garojnë për pjesëmarrje në dy garat më të mëdha europiane siç janë Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.

Klube si Trepça ’89, Prishtina, Drita, Feronikeli kanë marrë pjesë në kualifikimet për këto gara europiane.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për kampionatin botërorë “Rusia 2018”, luajti në Gruin I, me kombëtare si Islanda, Kroacia, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Pas 10 ndeshjeve, “Dardanët”, u pozicionuan në vendin e fundit me vetëm një pikë nga 10 ndeshje.

Pas paraqitjeve të zbehta në kualifikimet për kampionatin botërorë “Rusia 2018”, Kosova u këndell në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të udhëhequr nga trajneri zvicerian Bernard Challandes dhe duke i luajtur ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova pas gjashtë ndeshjeve u pozicionua në vendin e parë të Grupit 3, të Liges D, me 14 pikë, duke i shënuar katër fitore dy barazime dhe asnjë humbje.

Triumfi në në Grupin 3, të Ligës D, në Ligën e Kombeve, sjelli entuziazëm te mbështetësit e Kosovës, të cilët e mbushnin plotë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova bëri paraqitje të mira për kualifikimet për “Euro 2020” ( i cili është shtyrë për vitin 2021), me kombëtare të mëdha si Anglia, Republika Çeke e Mali i Zi.

Në Prishtinë, Mali i Zi dhe Çekia u gjunjëzuan nga lojtarët e Kosovës të cilët kishin mbështetje të parezërve nga “Dardanët” në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Bernard Challandes me djelmoshat e tij nuk ia arriti të kualifikohet për kampionatin europian “Euro 2020”, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A, u pozicionua në vendin e tretë me 11 pikë.

“Dardanët” nuk arritën që të kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës D, pasi u mposhten nga Mqedonia e Veriut, duke e shuar ëndërren e Kosovarëve që të luajnë në kampionatin Europian “Euro 2020”.

Kosova, i ka nisur kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me dy humbje nga Suedia dhe Spanja.