45 minuta të zjarrtë në takimin Atletico Madrid – Liverpool

Katër gola të shënuar në 45 minutëshin e parë në ndeshjen Atletico Madrid – Liverpool, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mohamed Salah e hapi serinë e golave duke shënuar për 0-1 në minutën e 8’.

Në minutën e 13’ Naby Keita shënoi për 0-2.

Atoine Griezmann e ngushtoi epërsinë në minutën e 20’.

Sulmuesi francez shënoi përsëri për 2-2 në minutën e 34’.

Rezultate interesante janë duke u zhvilluar edhe në pesë ndeshjet e tjera.

Ajaxi po e mposht Dortmundin me rezultat 2-0.

Porto dhe Milani po barazojnë me rezultatin 0-0.

Interi po fiton me rezultat 1-0 ndaj Sherfiit.

Kurse, PSG dhe Leipzig po barazojnë 1-1.

Reali është duke e mposhtur Shakhtarin me rezultat 0-1.