Foto: FFK

Amir Rrahmani: Nuk patëm motivim ndaj Shqipërisë

Kosova është mposhtur me rezultat 2-1, ndaj Shqipërisë, në miqësoren që u zhvillua në Elbasan.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani duke thënë se nuk patën motivim të luanin ndaj Shqipërisë, ai pret fitore ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

 

“Çdo ndeshje që luhet, ne luajmë për ta fituar dhe për ta treguar veten. Sot nuk e arritëm, por shpresojmë në dy ndeshjet e ardhshme ta arrijmë. Nuk po mendojmë që nuk e patëm motivimin ndaj Shqipërisë, pasi çdo ndeshje me përfaqësua vendin tonë është ndjenjë e madhe”, ka deklaruar Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, ka thënë se dëshirojnë fitore ndaj Sllovenisë duke bërë lojë të mirë.

“Ndeshjet në Slloveni dhe në Prishtinë janë vendimtare. Shpresoj që në ndeshje kundër Sllovenisë duhet me bo lojë të mirë dhe të fitojmë. Nuk e mendojmë të shkojmë në Grupin D, por të mbesim këtu”, ka vlerësuar ai.

Qendërmbrojtësi i Napolit, ka folur edhe për pozitën e tij te skuadra italiane te e cila nuk po gjen vend në formacionin startues.

“Napoli ka bë investim në mua, por e kanë pasur në plan shitjen e Koulibalyt, e cila nuk ndodhi për disa arsye. Kam fol me klubin dhe më kanë thënë që të kemi blerë për kohë të gjatë dhe do të vjen rendi të luash”, ka thënë Amir Rrahmani.