Bernard Challandes

Challandes thotë se është herët që të marrë në kombëtaren A lojtarë nga Kosova U21

Trajneri Bernard Challandes është pyetur në konferencë për media se a është duke menduar për lojtarë të rinj për kualifikimet për kampionatin botërorë që do të mbahet në vitin 2022.

Ai ka treguar se e ka parë lojën e Kosovës U21, ndaj Austrisë dhe thotë se ende nuk janë gati për Kosovën A.
“Është koha që tani të përgatitemi për kampanjën e radhës. E qartë. Por, këtë kohë, kam parë dje U21, mendoj se është herët për të marrë disa lojtarë nga U21. Tani, kemi në këtë kontingjent disa lojtarë të rinj dhe është mundësi për pesë ndeshjet e radhës, sepse kemi dy tani, dhe tri në nëntor, por t’iu dhënë shans lojtarëve të rinj, nëse është mundësi. Por, zgjedhja është relativisht e shkurtë. Nuk kemi 30 lojtarë kualitativë. Por, keni të drejtë. Dje kishim takim me stafin dhe federatën dhe do të përgatitemi për kampanjën e re”, ka deklaruar Callandes.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësin që t’i japë shanse më shumë lojtarëve të rinj në skuadër për ndeshjet e radhës.

“Mund të them edhe se nuk duhet harruar se kemi skuadër të re. Kjo do të thotë se mund të ndryshojmë diçka, t’iu japim mundësi lojtarëve që do të luajnë muajët e ardhshëm në nivele të mira, por, shanset janë për të gjithë lojtarë. Ndoshta lojtarë të rinj që luajnë mirë, në kampionate të mira. Por, nuk jemi në fundin e kësaj skuadre, sepse kemi dy lojtarë mbi 30, dhe të tjerët me 22, 23, 25. Lojtarët e rinj që duan të luajnë për Kosovën kanë derën e hapur”, ka vlerësuar Bernard Challandes.

Challandes: Ndaj Sllovenisë duhet të luajmë filozofinë tonë të lojës