15 ditë izolim për skuadrat e Serie A, pas rikthimit të stërvitjeve në grup

Kur të rifillojnë stërvitjet grupore në Serie A, skuadrat dhe stafi teknik i klubeve duhet të qëndrojnë në izolim për 15 ditë.

Komiteti Shkencor dhe Teknik i Italisë, dëshirojnë të ndihmojnë rikthimin e kampionatit italian Serie A, në kushte më të sigurta, duke shpjeguar se lojtarët dhe stafi duhet të futen në periudhë izolimi kur të kthehen në stërvitje në grup.

“Skuadra dhe anëtarët e stafit teknik do të mbesin në izolim për 15 ditë nga rikthimi i stërvitjeve në grup”, thuhet në shpjegimin e komitetit.

Ky izolim pritet të bëhet në mënyrë që të përgatiten klubet italiane për periudha më të gjata të izolimit në kampe stërvitore për të evituar ndonjë infektim nga jashtë.

Stërvitjet në mënyrë grupore do të rifillojnë me 18 maj sipas Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!