Kosova mëson orarin e ndeshjeve në Ligën e Kombeve

UEFA e ka konfirmuar kalendarin e ndeshjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që do të nisë në shtator.

Kombëtarja e Kosovës do të bëjë gara në Grupin 3 të Ligës C.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Moldavisë si mysafirë më 3 shtator, kurse tri ditë më vonë do të jetë mikpritëse e Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, në muajin tetor Dardanët do t’i luajnë tri ndeshje, ngase fillimisht më 8 tetor do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off”-it për kualifikim në Evropian, derisa më pas luajnë me Slloveninë më 11 tetor dhe me Greqinë më 14 tetor, në kuadër të Grupit 3.

Më poshtë mund të shihni orarin e plotë të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e Grupit 3 të Ligës C:

3 shtator
Moldavia-Kosova (20:45)

6 shtator
Kosova-Greqia (20:45)

11 tetor
Kosova-Sllovenia (20:45)

14 tetor
Greqia-Kosova (20:45)

15 nëntor
Sllovenia-Kosova (20:45)

18 nëntor
Kosova-Moldavia (20:45)