123 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në të gjitha spitalet e vendit po trajtohen 123 pacientë me COVID-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 85 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 54 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit,13 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë