Nora Gjakova mbetet pa medalje

Xhudistja jonë Nora Gjakova ka pësuar humbje në ndeshjen që medalje të bronztë.

Ajo u mposhtë në repesazh nga francezja, Sarah Cysique, kategoria -57 kg.

Gjakova arriti të hyjë deri në çerekfinale të botërorit, që mund të vlerësohet sukses për të.

Garuesja e fundit e Kosovës në botëror është Loriana Kuka, e cila garon të premten, në kategorinë -78 kg.

Pa medalje ka mbetur edhe vëllai i Norës, Akili.

Kurse Kosova deri më tani në këtë kampionat botëror ka rrëmbyer dy medalje të bronzta me Distria Krasniqin dhe Majlinda Kelmendin