Miratimi i vendimit për pagesën e specializantëve, Foto: Facebook/Uran Ismaili

Specializantët vullnetarë bëhen me pagë qeveritare

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se qeveria  zyrtarisht miratoi vendimin e propozuar nga kjo ministri për mbështetje financiare të qindra specializantëve vullnetarë.

“Pas shumë vitesh, të gjithë specializantët tashmë do të nisin të paguhen nga shteti për punën e tyre”, shkroi ministri në Facebook.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për kuadro profesionale ndërsa u zotua që përmes krijimit të kushteve, t’i mbajnë ata në vend.
Ismaili tha se pagesat për specializantët do të nisin nga ky muaj dhe paralajmëroi se “së shpejti do të ketë lajme të mira edhe për personelin mjekësor”.

http://kallxo.com/specializantet-mjekesore-bojkotojne-punen-per-pagesen-e-kujdestarise/

http://kallxo.com/parregullsi-ne-angazhimin-e-specialisteve-dhe-specializanteve/