QKUK - Foto: Atdhe Mulla

Specialistët e Mjekësisë Ende nuk janë Paguar nga Ministria

Specialistët e mjekësisë që janë sistemuar në punë me kontrata tremujore po ankohen se Ministria e Shëndetësisë ende nuk u ka dhënë pagat e punës që e kanë bërë.

Sipas tyre ata kanë punuar që nga janari deri në prill dhe ende nuk janë paguar.

“Situata në të cilën gjendemi ne specialistët është për keqardhje. Përkundër faktit që është ndarë buxheti për ne, ne nuk kemi marrë as pagën e muajit janar. Në anën tjetër është premtu nga Ministri, sistemimi i përhershëm i të gjithë neve mjekëve specialistë, për çka edhe është ndarë buxheti për 250 specialistë “, tha njëri nga specialistët për KALLXO.com.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi për KALLXO.com se rrogat nuk kanë dalë ende, por tha se shumë shpejt ky problem do të zgjidhet.

“Ministria e Shëndetësisë do të paguajë specialistët për tre muajt e fundit të angazhimit të tyre në punë përkohësisht. Vonesa në kryerjen e kësaj pagese ka qenë teknike dhe për shkak të përpjekjeve që ata të paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa me subvencione specializantët “, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

KALLXO.com ka ndjekur  vazhdimisht zhvillimet në lidhje me rastin e specialistëve.

Ata disa herë kanë dalë në protesta për të kërkuar vende të punës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka sistemuar ata përkohësisht duke u dhënë kontrata tremujore.

http://kallxo.com/ministria-e-shendetesise-te-sistemoje-specialistet/

http://kallxo.com/zgjidhje-e-perkohshme-per-specialistet-e-papune/