?????????????

Sindikata, Me Veç Një të Arritur

Kështu është thënë në konferencën përmbyllëse për këtë vit të Sindikatës, ku janë prezantuar të arriturat më 2015 dhe është bërë definimi dhe veçimi i kërkesave për Qeverinë për vitin 2016.

“Si e arritur me plot mundim, zvarritje dhe neglizhencë duhet ta veçojmë fillimin e pagesës për shërbyesit civilë për 0.5% nga përvoja e punës për çdo vit të kaluar,” tha Zef Kalaj, kryetari i SPAK-ut, sipas të cilit kjo është e arritura e vetme e Sindikatës këtë vit.

Më tej, Kalaj përmendi kërkesat që ka Sindikata për Qeverinë për vitin e ardhshëm.

“Është kërkesë imediate e SPAK-ut që nga fillimi i vitit 2016 pagat e nëpunësve të administratës publike të përcaktohen në bazë të Ligjit mbi Pagat e Nëpunësve Civilë dhe Publikë, duke eliminuar dallimin dhe diskriminimin në vendet e punës”, tha ai.

Kalaj bërui të ditur se Sindikata do të kërkojë, po ashtu, të sigurohet kompensimi me pagë për shërbimin jubilar për çdo 10 vjet përvojë të punës, të përcaktuara sipas Kontratës së Përgjithshme Kolektive, dhe dhënien e pagës së trembëdhjetë, e cila do të ishte një kënaqësi për këtë kategori të anashkaluar tash e 15 vjet.

Zef Kalaj kërkoi gjithashtu që urgjentisht të bëhet pezullimi i dispozitës ligjore që i dërgon të punësuarit në pensionim të parakohshëm si dhe që pas pensionimit atyre t’u garantohen tri paga mesatare.