Sot Vendimi për Rrahjen Mes Deputetëve

Të martën u dha fjala përfundimtare e këtij gjykimi, ndërsa prokurorja mbeti pranë aktakuzës dhe propozoi që të akuzuarit të dënohen sipas ligjit.

Shpalljen fajtorë dhe dënimin e dy deputetëve të “Vetëvendosjes”, një ish-deputeti të saj dhe shoferit Besart Bujupi e kërkoi edhe i dëmtuari Bekim Haxhiu.

Ndërsa deputetët e akuzuar Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi në fjalët e tyre përfundimtare thanë se ky rast është i motivuar politikisht dhe i propozuan gjyqtarit që ta hedhë poshtë.

Gjyqtari  Vesel Ismaili  tha të martën se aktgjykimin për këtë rast do ta shpallë më 15 prill.

http://kallxo.com/deputetet-shikojne-xhirimet-e-perleshjes-mes-tyre/

Deputetët e këtij subjekti Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Kjo gjë sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.

Për ish-deputetin Florin Krasniqi procedura është veçuar pasi që gjendet jashtë shtetit.