Arkiv - Ndizen qirinj në nderim të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Sot Varroset Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq, lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” do të varroset sot në Beograd në orën 12 e 30.

Ivanoviq do të varroset në varrezat e reja të Beogradit në Alenë e Qytetarëve me Merita.

Sipas agjencisë Tanjug në varrimin e Ivanoviqit nga Qeveria e Serbisë do të marrin pjesë Kryeministrja Ana Brnabiq dhe shefi i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Aktualisht para kishës në varrezat e reja të Beogradit po bëhen homazhe për Ivanoviqin dhe po ngushëllohet familja e tij.

Ivanoviq u vra të martën në Mitrovicën Veriore para selisë së partisë së tij.