Flamuri i Bashkimit Europian - Foto: REL

Sot shënohet Dita e Europës

Sot është Dita e Europës, një festim vjetor i paqes dhe bashkimit në Europë.

9 Maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit.

Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Europë.

Vizion i tij ka qenë krijimi i një institucioni europian që do të grumbullonte dhe menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut.

Traktati për krijimin e një organi të tillë është nënshkruar vetëm një vit më vonë.

Propozimi i Schumanit konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Europian.

Për të festuar Ditën e Europës, institucionet e BE-së hapin dyert e tyre për publikun më 2 maj në Strasburg dhe më 9 maj në Bruksel dhe Luksemburg.

9 maji është festë zyrtare në Kosovë dhe institucionet e kanë pushim, megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së dhe ende nuk mund të lëvizë pa viza në vendet europiane. /21Media