Sot përurohet segmenti i tretë i autostradës 'Arbën Xhaferi'

Ministria e Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijësimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.

Në ceremoninë e përurimit të segmentit të 3-të Bibaj – Doganaj, të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”, do të marrin pjesë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj etj.