Foto: Ministria e Infrastrukturës

Sot mbyllet për qarkullim rruga Shtërpcë- Brezovicë

Sot fillon asfaltimi i rrugës Shtërpcë- Brezovicë.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kjo rrugë do të qëndrojë e mbyllur nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Përkundër njoftimit për fillim të asfaltimit për këtë aks rrugor, ministria nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të përfundojë ky asfaltim.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielen (26.05.2019), rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00. Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë”, ka njoftuar ministria.

26 Maj 2019 - 08:06

Drenushë Ramadani 26/05/2019 - 08:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend