Sami Lushtaku | Foto: Atdhe Mulla

Sot Lushtaku në Gjyq për Arratisjen nga QKUK-ja

Sami Lushtaku, djali i tij Mërgimi aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë e gardianë do të dalin sot para gjykataës në lidhje me akuzat për ikjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja në kohën kur kryetari i Skenderajt po gjykohej për krime lufte.

Seanca fillestare e këtij gjykimi ishte caktuar të mbahej më 25 shtator, por u shty ngase atë ditë munguan të akuzuarit Dardan Geci, Myrvete Lushtaku e Skender Tahiri.

Aktakuza lidhet me arratisjen nga QKUKK-ja të Sami Lushtakut, Sahit Jasharit e Ismet Haxhës, tre të akuzuarve të Grupit Drenica në vitin 2014.

Negociohet Vendimi Për Transferimin e Grupit Drenica (TV)

http://kallxo.com/heshtje-rreth-arratisjes-se-pare-te-sami-lushtakut/

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan pretendimet për mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali drejt një banese.

http://kallxo.com/caktohet-data-e-gjykimit-te-sami-lushtakut-per-arratisjen-nga-qkuk/

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.

Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë akt të Prokurorisë.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në Burgun e Mitrovicës.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Aktakuza për arratisjen nga QKUK-ja u ngrit vitin e kaluar.

http://kallxo.com/aktakuze-gjigante-per-arratisjen-e-sami-lushtakut/

korrik të këtij viti, Gjykata Supreme e ka liruar Lushtakun nga akuza për krime të luftës në bazë të së cilës ai ishte dënuar me 12 vjet burg në vitin 2015, dënim të cilin Gjykata e Apelit e kishte zvogëluar në 7 vjet burg.