Foto: RTV 21

Sot më Ftohtë, Nesër Rënie e Borës

Meteorologët për sot parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes minus 3 e 4 gradë Celsius.

Edhe nesër, dita do të fillojë me vranësira të pjesshme, mirëpo, në ndërkohë ato do të marrin karakter zhvillimi dhe mund të sjellin edhe reshje sporadike bore.

Temperaturat do të sillen në mes minus 4 e 3 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me mot me vranësira që kohë pas kohe mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu, por edhe bore.

Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillen në mes minus 3 e 6 gradë Celsius/21Media.