Sot Është Përvjetori i Masakrës së Lubeniqit

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës, në orët e hershme të mengjesit, njësitë paramilitare serbe nën drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe më pas i ekzekutuan në mënyrat me çnjerëzore.

Në Lubeniq janë ekzekutuar mbi 80 civilë.

Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar, i cili ishte i sëmurë fizikisht). Që të tre ende janë të zhdukur.

Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë, Shyhrete Ukshinaj, e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të forcave serbe në Kosovë./21Media