Jeta Xharra, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Sonte në Prizren mbahet 'DebatPernime' për tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike

Emisioni “Jeta në Kosovë” do të mbajë sonte “DebatPernime” në Prizren ku do të diskutohet për tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike.

Debati me mikrofon të hapur, do të nis në ora në 19:00, në Sheshin e Dëshmorëve në qytetin e Prizrenit.

Të ftuar për të marrë pjesë në këtë diskutim, përveç qytetarëve, penalistë do të jenë: Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, Lutfi Belek, imam, Ilarion Luipoviq, prift ortodoks, Mikel Sopi, prift katolik, Abedin Shehu, sheh, Besa Ismaili, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame, Jovana Radosavljeviq, OJQ Iniciativa e Re Shoqërore , Agnesa Çipa-Laçi, qytetare  dhe Bujar Laçi, qytetar.

Ftohen të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e këtij debati në Prizren për të diskutuar për tolerancën ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë.

Të mërkurën me 27 mars, Emisioni Jeta në Kosovë ka mbajtur “DebatPernime” në Pejë, ku është diskutuar për mjedisin.

Në këtë debat u fol për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, ajrin, ruajtjen e lumenjëve, planet për përdorimin e plastikës, riciklimin, si dhe trajtimin e kanalizimeve të cilat derdhen në tokë e lumenj.