Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Prokurorja Speciale flet për Vasfije Krasniqin, Elez Blakajn, Enver Hasanin...

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” do të transmetohet intervista me Prokuroren Speciale të Kosovës, Drita Hajdari.

Në këtë intervistë me Jeta Xharrën, prokurorja speciale Hajdari ka folur vendimin që të rihapen hetimet për rastin e dhunimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe gjatë luftës.

Hajdari flet edhe për ish-prokurorin special, Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje në gusht të këtij viti për shkak të kërcënimeve dhe presioneve dhe si dështoi Këshilli Prokurorial ta mbrojë atë.

Gjithashtu, Hajdari flet edhe për rastin ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasani, në të cilin ky i fundit qe shpallur i pafajshëm.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 dhe drejtpërdrejt në Facebook të Kallxo.com.