Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku - Foto: KALLXO.com

Sonte në Jeta në Kosovë: Intervistë me Vlora Çitakun

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’,  sonte transmeton intervistën ekskluzive me Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Diplomatja flet për vështirësitë e sukseset e misionit të saj në Amerikë dhe jetën e politike të saj që nga paslufta.

Çfarë kishte biseduar ajo me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në takimin e tyre të parë?

Si kishte reaguar ndaj akuzës për trafikim të armëve ndaj punëtorëit të ambasadës të cilën e udhëheq?

Përballë Jeta Xharrës, Çitaku flet edhe lidhur me kohën kur ajo ishte pjesë e përgjimeve të publikuara në aferën e ashtuquajtur ‘Pronto’.

Në këtë emision mund të ndiqni edhe një përmbledhje të përballjeve të Çitakut me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet në orën 22:00 në RTK.