Sonte në ‘Jeta në Kosovë’: Bordet Politike dhe Ndotja e Ambientit   

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të ndiqni intervistën me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell dhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ambasadori flet lidhur me memorandumin e bashkëpunimit të kësaj ambasade me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që synonte punësimin me meritë në poste publike.

Pse nuk u respektua kjo marrëveshje nga institucionet vendore?

Cilat borde të ndërmarrjeve publike dhe agjencive u mbushën me njerëz të politikës?

Cili është qëndrimi i ambasadës lidhur me emërimet e fundit të anëtarëve në borde?

Në pjesën e dytë të emisionit mund të ndiqni edhe intervistën me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me ndotjen e mjedisit.

Kryeministri flet për planet e luftimit të ndotjes pas konferencës rajonale që u mbajt mbi këtë temë.

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.