Sonte në Jeta në Kosovë : Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte transmeton hulumtimin mbi koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Sonte mund ta ndiqni rrëfimin ekskluziv të kallëzuesit Bujar Ejupi, i cili pretendon se u largua nga puna për shkak të raportimeve të tij mbi shkeljet e bëra gjatë koncensionimit të Aeroportit Ndërkombëtar.

Cilat janë shkeljet në marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë ‘Limak Kosovo’?

Çfarë thotë drejtori i Agjencisë Shtetërore për Navigacion Ajror lidhur me pretendimet e kallëzuesit?

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.