Sonte në DnK: Truqet për Borxhin Mbi 300 Mijë Euro të 'Lesna'-s

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmeton hulumtimin ekskluziv rreth kontestit financiar të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kompanisë “Lesna”.

Hulumtimi i sontëm sjell faktet se si në vitet e para të pasluftës, Ndërmarrja Publike Banesore kishte lidhur kontratë me kompaninë “Lesna”, për kryerjen e punimeve në kompleksin banesor – afarist “Kroi i Bardhë” në Prishtinë.

Pse lindi kontesti financiar i cili rezultoi se NPB-ja i kishte paguar “Lesnës” 318 mijë euro më shumë se sa punët e kryera dhe shumë detaje tjera sonte mund t`i ndiqni ekskluzivisht në “Drejtësia në Kosovë”.

Emisioni i sontëm sjell faktet se si për shumë vite janë përdorur truqet juridike për t`i ikur ekzekutimit të Aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës, aktgjykim i cili e obligon Lesnën që t`ia kthejë Ndërmarrjes Publike Banesore mbi 368 mijë euro.

Pse ishte përfshirë Prokurori i Shtetit në tërë këtë “lojë” juridike dhe pse u ndërpre ekzekutimi i përmbarimit pasi u përfshi prokurori i shtetit?

Këto dhe shumë detaje tjera do mund t`i ndiqni sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” në ora 22:20.

Në fund të emisionit në rubrikën “Policia” do mund t`i ndiqni pamjet ekskluzive nga aksionet e Policisë në luftën kundër krimit.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në RTK duke filluar nga ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.