Dekorimi i sheshit në Prishtinë - Foto: Facebook

Sonte Ndriçohet Sheshi për Festat e Fundvitit

Dritat e zbukurimeve të vendosura në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, pritet të ndizen sot pasdite.

Komuna e Prishtinës, e cila ditë më parë ka nisur zbukurimin e shesheve kryesore për festat e fundvitit, ka njoftuar se sot do të zyrtarisht do të bëhet ndezja e dritave.

Nisjen solemne të ndriçimit të sheshit, pritet ta bëjë kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti në orën 18:00.

“Gazeta Jeta në Kosovë” ka shkruar lidhur me shpenzimet e Komunës për dekorimin e sivjetshëm të kryeqytetit për festat e fundvitit.

http://kallxo.com/komunes-se-prishtines-dekorimi-kushtoi-tete-mije-euro-shtrenjte/