Sondazhi: 30% e qytetarëve mbështesin shkëmbimin e territoreve Kosovë - Serbi

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) sot ka prezantuar rezultatet e anketës mbi perceptimet e qytetarëve të Kosovës mbi dialogun me Serbinë.

Sipas përfaqësuesve të Institutit RIDEA, qëllimi i hulumtimit ka qenë që të përcillet zëri i qytetarëve të Kosovës për dialogun e Brukselit.

Të dhënat kanë treguar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Në pyetjen e drejtuar atyre, se a pajtoheni me ndërprerjen e dialogut, përgjigja është se 62 për qind e të anketuarve mendojnë që nuk duhet të ketë ndërprerje.

Në hulumtim ka qenë të intervistuar mbi 1 mijë qytetarë të Kosovës, prej tyre 90 për qind kanë qenë shqiptar, 9 për qind serbë dhe 1 për qind të komuniteteve tjera. Anketimi është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës.

https://kallxo.com/thaci-nese-sivjet-nuk-bejme-marreveshje-me-serbine-hyjme-ne-zone-te-rrezikshme/

Sipas të dhënave të prezantuara, 30 për qind e qytetarëve janë pajtuar edhe nëse pjesë e dialogut është skenari i shkëmbimit të territoreve në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia dhe ulëses në OKB.

Të pyetur rreth vijave të kuqe në dialog, të anketuarit kanë dhënë për përgjigje të ndryshme dhe mendojnë ndryshe shqiptarët nga serbët.

“Po ashtu 91 për qind thonë se edhe Trepça duhet të mbetet brenda Kosovës. 6 për qind e respodentëve kanë thënë se Lugina e Kosovës duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. 84 për qind kanë thënë se veriu i Kosovës nuk duhet t’i jepet Serbisë. 10% e serbëve nuk e mendojnë këtë”, thuhet në të dhënat e prezantuara.

https://kallxo.com/albin-kurti-as-deshmoret-po-u-ngriten-nga-varret-nuk-kane-te-drejte-te-falin-toke-te-kosoves/

Hulumtimi flet edhe për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Sa i përket njohjes nga Serbia në këmbim të asociacionit më kompetenca ekzekutive 84 për qind fuqimisht ose disi pajtohen. Tek skenari korrigjim i kufirit 82 për qind nuk pajtohen me këtë”, thuhet në hulumtim.

Sa i përket status kohës, qytetarët e Kosovës nuk pajtohen që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më shumë.

“16 për qind janë të kënaqur me vazhdimin e status kohës, por shumica nuk janë të kënaqur me vazhdimin e status kohës”, u tha në prezantim.

https://kallxo.com/lutfi-haziri-u-ben-thirrje-partive-qeverisese-qe-ta-zgjidhin-problemin-e-zhurmes-politike/

Në fund, si përfundim i prezantimit u tha se ka dallime në mes komuniteteve për çështje të ndryshme.

“Opinioni publik është jo konsistent, dhe ka dallime të mëdha në mes dy komuniteteve, kosovar dhe serb. Ata flasin me dy zëra për vija të kuqe, por me një zë për vazhdimin e dialogut” përfundoi prezantimi i hulumtimit të opinionit publik mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.