Smith: Kosova Duhet t`i Kërkojë Lëndët nga Haga

Avokati Gregory D. Guy Smith tha në “Drejtësia në Kosovë" se Kosova duhet t’i kërkojë lëndët nga Haga.

Avokati Gregory D. Guy Smith, i cili ka përfaqësuar disa lëndë në Tribunalin e Hagës, në intervistën ekskluzive për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka sugjeruar  që dosjet që kanë të bëjnë me krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë do ishte e udhës të jnë në arkivat e Prokurorisë së Kosovës.

Sipas tij,  ato dosje mund të përdoren për hetime dhe memorie institucionale për prokurorët.

“Çdo informacion në dispozicion të prokurorit që formon bazat e akuzave të mundshme është informacioni që ata mund të përdorin, pa marrë parasysh se informacioni mund të jetë shumë i vjetër, ose mund të jetë informacion i freskët. Prokurori nuk ndalohet nga përdorimi i informacionit vetëm për shkak të vjetërsisë ose vendndodhjes së informacionit, në kuptimin e marrjes së vendimit për atë, nëse duhet të fillojnë ndonjë rast, ose bëjnë akuza kundër individëve të caktuar”, ka deklaruar avokati Smith.

Smith: Kosova Duhet t`i Kërkojë Lëndët nga Haga

Ai ka treguar se prokuroria, institucionet përkatëse të Kosovës, mund t`i drejtohen Hagës  për t`ia kërkuar lëndët lëndët që ndodhen në arkiva.

“Besoj që këtë herë prokurori është në gjendje të hetojë këto incidente dhe të vendosë që të ketë këto dy raste dhe me këtë dua të them se dëshmitë e forta që janë në ato raste për proceset për të vendosur mund të mundësojnë qe ato raste të ndiqen me sukses”, ka deklaruar avokati Gregory D. Guy Smith.

 

10 Mars 2018 - 16:43

Naim Krasniqi 10/03/2018 - 16:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend