Smajl Latifi reagon pas djegies së shtëpizës pranë Epopesë së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas djegies së shtëpizës pranë Epopesë së UÇK-së.

Ai përmes një publikimi ka shkruar se është njoftuar nga policia se kjo shtëpizë është djegur qëllimisht ndërsa ka kërkuar edhe zbardhjen e rastit nga organet kompetente.

Latifi ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që ta ruajnë pronën publike e në veçanti këtë zonë turistike.

“Vandalizmi dhe dëmtimi i pronës publike është vepër e ulët dhe e papranueshme për mua dhe institucionet lokale! Sot, bashkë me Policinë e Kosovës dhe inspektoratin komunal, pamë nga afër shtëpizën e djegur nga persona të papërgjegjshëm. U njoftova se kjo ishte zjarrvënie e qëllimshme! Ndërsa nga institucionet përgjegjëse kërkova zbardhjen e rastit. Veprat e tilla nuk do ta ndalin qeverisjen aktuale të punojë edhe më shumë në përmirësimin e hapësirave të gjelbëruara dhe turistike të Rahovecit! Nga këtu ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të komunës sonë që ta ruajmë pronën publike, në veçanti këtë zonë turistike”, ka shkruar Latifi.