Skenderaj, një burrë sulmohet nga tre persona

Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në Skenderaj në orën 17:10.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raport të Polisicë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.