Skenderaj - Një 82 vjeçar gjendet i vdekur në bunar

Një person pa shenja jete është gjetur sot para dite në fshatin Makërrmal të Skenderajt.

Sipas policisë trupi i pajetë është gjetur në bunar.

Zëdhënësi i policisë për komunën e Mitrovicës ka konfirmuar për Kallxo.com se personi i gjetur pa shenja jete është rreth 82 vjeçar, ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.