Skenderaj - Motoçiklisti godet këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “18 Qershori” në Skenderaj.

Një motoçiklist ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera se cila masat janë ndërmarrë ndaj motoçiklistit.