Ilustrim

Skenderaj - Gjuan me armë në festë, arrestohet

Një person është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Skenderaj.

I njëjti sipas policisë në një aheng familjar ka shtënë me armë në ajër.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar pistoletën pa fishekë dhe tri gëzhoja.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit ku pas intervistimit i dyshuari është liruar ndërsa rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt.