Skenderaj, arrestohet për bashkëjetesë me një të mitur

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për bashkëjetesë me person nën moshën 16 vjeçare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Likoc i ri në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.