'Ramadani'

Skeçi nga Stupcat 'Ramadani dhe Zhivko – Taksa' - Ramadani i gjuan shqelma produktet serbe

Produksioni ‘GjirafaStudios’ i ka rikthyer Stupcat me skeçe, të cilat janë specialitet i Stupcave dhe shfaqen çdo të hënë prej ora 20:00 vetëm në platformën GjirafaVideo.com.

Mbrëmë është publikuar skeçi “Ramadani dhe Zhivko – Taksat”, ku Stupcat na sjellin humor dhe satirë për përdorimin e produkteve serbe.

Derisa Ramadani ka dy ditë pa ngrënë duke e pritur konferencën nga Qeveria që do t’a ketë me Zhivkon dhe Ministrin për të diskutuar për taksën, në anën tjetër Ministri si zakonisht është në krahun e Zhivkos, ndërsa Zhivko mundohet me i shty produktet e tyre.

Do qeshni shumë me këtë skeç, poashtu do ju shtyjë të mendoni shumë që sa herë e shihni në markete banderolën serbe e të mos e blini atë produkt.

Skeçet janë prodhim i GjirafaStudios dhe shfaqen vetëm online në gjirafavideo.com

Çdo të hëne prej ora 20:00 do shfaqen skeçe të reja.

Ndiqni skeçin e plotë më poshtë.