Skandali seksual në Drenas, reagon deputetja e Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se është ndryshuar masa e paraburgimit për mësimdhënësin dhe policin e dyshuar për dhunimin seksualisht një vajze nga Komuna e Drenasit.

Në një postim në “Facebook”, ajo tha se përdhunuesit e kanë vendin në burg e jo në shtëpi.

“Ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale! Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, mbrëmë KALLXO.com ka raportuar për lirimin nga paraburgimi në arrest shtëpiak të policit dhe arsimtarit nga Drenasi.

“Po, është e vërtetë që atyre u është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak”, ka thënë kryeprokurori Imer Beka për KALLXO.com.

https://kallxo.com/skandali-seksual-ne-drenas-imer-beka-konfirmon-lirimin-e-policit/

.