Skandali seksual në Drenas, gjinekologu kthehet në punë

Gjinekologu Fehmi Ahmeti i cili ishte arrestuar nga Policia si i dyshuar në rastin e vajzës së mitur nga Drenasi është rikthyer në punë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rikthimin e tij për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zyra për Komunikim në QKUK, sipas tyre ai vazhdon të ketë licencë dhe me vendim të Prokurorisë tashmë i është rikthyer aktivitetit të tij profesional.

“Prokuroria ka marr vendim për përfundim të hetimeve. Poashtu, Oda e Mjekëve, ka konfirmuar se doktori në fjalë vazhdon të ketë licencë të punës në lëmin e gjinekologjisë dhe në bazë Ligjit të Punës, ku si institucion jemi të obliguar që brenda 6 muajve të larguarin e përkohshëm nga puna ta kthejmë në punë ose t’ia ndërpresim kontratën e punës. Në këtë rast QKUK ka marr vendim për kthim në vendim e punës deri në një vendim përfundimtar nga organet kompetente”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për KALLXO.com.

Doktori Fehmi Ahmeti ishte arrestuar nën dyshimet e ndërprerjes së shtatzëninë për vajzën nga Drenasi e cila dyshohet të jetë dhunuar nga polici.

Inspektorati Shëndetësorë pati deklaruar se ordinanca e doktorit Fehmi Ahmeti nuk kishte licencë dhe kushte të punës për kryerjen e abortit.

KALLXO.com mëson se Ahmeti është përkrahur dhe pritur shumë mirë nga kolegët e tij në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.

https://kallxo.com/skandali-i-drenasit-gjinekologu-lirohet-nga-burgu/

https://kallxo.com/edhe-avokati-dyshohet-per-keqperdorim-seksual-te-vajzes-nga-drenasi/

.