Komuna e Skenderajt, Foto: Facebook

Skandali: I kërkuari i Interpolit merr letërnjoftim në Skenderaj

Nezir Aliun  një punonjës i gjendjes civile në fshatin Bistricë e Shalës në komunën e Leposaviqit është akuzuar nga prokuroria se i mundësoj një të kërkuari të Interpolit të marrë letërnjoftim të Kosovës.

Neziri akuzohet nga prokuroria e Mitrovicës se të kërkuarit për narkotik Predrag Vuliqeviq kundër procedurave në viti 2015 i ka lëshuar një ekstrakt të lindjes të kërkuarit Vuliqeviq.

Këtë ekstrakt i kërkuari tutje e kishte përdorur për të aplikuar në Skenderaj dhe nxjerrë një letërnjoftim të ri të Republikës së Kosovës.

Për Aliun në gjykatën e Mitrovicës ka nisur procesi gjyqësorë. I akuzuari para gjykatësit Sunisha Mandusiq ka pranuar fajësinë për veprën që i ngarkohej. Vendimi për të pritet të merret gjatë ditës.

Vuliçeviq, i cili njihet edhe me nofkën “Pexha” është shpallur në kërkim nga policia serbe për shkak se i njëjti është i dënuar për narkotikë. Kallxo.com kishte raportuar lidhur me këtë person.

https://kallxo.com/policia-e-kosoves-arreston-te-kerkuarin-nga-serbia/