Skandali i Drenasit: Gjinekologu lirohet nga burgu

Doktori Fehmi Ahmeti i arrestuar nënë dyshimin se ndërpreu shtatzëninë për vajzën nga Drenasi është liruar nga paraburgimi. Gjykata e Prishtinës pas kërkesës së prokurorisë ka vendosur sot që doktorit ti caktoj masën e arrestit shtëpiak për një muaj.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e gjykatës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G” thuhet në njoftim. I njëjti sqaron se masa është kërkuar nga vet prokuroria.
Orë më parë gjykata njoftoj se ka caktuar paraburgimin për mësuesin nga Drenasi i dyshuar për keqpërdorim seksual dhe marrëdhënie seksuale me premtimin për martesë.
Për rastin në paraburgim është duke u mbajtur edhe V.V. polic i Kosovës i dyshuar për veprën penale keqpërdorim seksual dhe ndërprerje e palejuar e shtatzënisë.
Historia e ngjarjes.

Ngjarja e cila tronditi opinionin publik në Kosovë gjatë ditës së djeshme pasi që mediet raportuan për një vajzë 16 vjeçare e cila dyshohet se është keqpërdorur seksualisht fillimisht nga mësimdhënësi i saj e më pas nga hetuesi policor, është përshkruar në disa faqe prova të Prokurorisë së shtetit.

Dosja e siguruar nga KALLXO.com sqaron momentet kur pretendohet se kishte ndodhur aborti, shuma e paguar për të abortuar dhe motelet e vendet ku pretendohet se janë kryer marrëdhëniet seksuale.

https://kallxo.com/paraburgim-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual/

Prokuroria e Shtetit në seancën dëgjimore, e cila u mbajt gjatë ditës së sotme, me dyer të mbyllura, larg publikut dhe mediave, ka kërkuar paraburgimin e policit që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 16 vjeçare nga Drenasi.

https://kallxo.com/fillon-seanca-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-seksual-gjyqtari-perjashton-mediat/

Sipas burimeve të KALLXO.com , në seancën dëgjimore të mbajtur sot në Gjykatën e Prishtinës, i dyshuari V.V. i ka mohuar veprat penale për të cilat dyshohet.

Në dosjen e Prokurorisë shpjegohet se polici e ka keqpërdorur pozitën kur viktima e kishte lajmëruar një rast të abuzimit seksual nga një mësues i saj, ku më pas pretendohet se i pandehuri kishte siguruar të gjitha informacionet rreth saj.

Dosja sqaron se i pandehuri më pas kishte shkuar te shkolla, ku nga viktima kishte marrë numrin e saj të telefonit.

Pas këtij veprimi, sipas asaj që shkruhet në dosjen e Prokurorisë, polici ka filluar të komunikojë me të duke e kushtëzuar që nëse nuk del të takohet me të, ky nuk kthehet i gjallë në shtëpi.

Nga aty, sipas dosjes, i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës, ku pas presioneve me drita të makinës e kishte detyruar të dalë jashtë.

“Me veturën e tij kanë shkuar në motel dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës sipas Prokurorisë i dyshuari e ka detyruar që të ketë marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në dosje.

Prokuroria përmend disa raste, ku sipas saj, ishin kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, përfshirë udhëtimet në Shqipëri si Patok, Tiranë, kalanë e Rozafës, Elbasan etj.

Shtatzënia

Rasti kishte nisur në vitin 2016, kur viktima ishte 16 vjeçare, ndërsa lidhja thuhet se kishte vazhduar tutje gjatë dy viteve të ardhshme.

Në janar 2019, kur vajza ishte 18 vjeçe ajo kishte kuptuar se ishte shtatzënë në javën e 10-të.

Lajmi për shtatzëninë kishte ngritur në këmbë një aparat të tërë ndërsa termini për abortin ishte caktuar me 15 janar në klinikën e doktorit F.A.

Aty aborti ishte kryer për një shumë prej 230 eurosh.

Mjeku është arrestuar sot pas hetimeve të IPK-së ndërsa rrethanat ende nuk janë sqaruar nga prokuroria.

Gjatë ditës së sotme në një prononcim për media edhe mbrojtësi i të dyshuarit V.V, avokati Bekim Kafexholli i ka mohuar akuzat e drejtuara kundrejt klientit të tij.

https://kallxo.com/flet-avokati-i-policit-te-dyshuar-per-abuzim-seksual-me-te-mituren/

Kafexholli ka thënë se nuk ka kushte ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.

“Dje edhe mediat kanë dhënë prononcime lidhur me klientin tim por ato vepra nuk kanë të bëjnë fare me klientin tim”, ka deklaruar avokati.

Disa orë pas përfundimit të seancës dëgjimore Gjykata ka marrë aktvendim me anë të të cilit të dyshuarit V.V i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një komunikate për media ka treguar arsyet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit, i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me 16 vjeçaren nga Drenasi.

https://kallxo.com/gjykata-tregon-arsyet-per-paraburgimin-e-policit/

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore kundër të dyshuarit V.V. është përmbushur kriteri i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit, kjo për shkak se sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprat penale të keqpërdorimit seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin si dhe veprën penale ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë.

Vendimin Gjykata e ka marrë duke u bazuar në rrethanat ekzistuese të cilat sipas Gjykatës tregojnë rrezikun e ikjes së të dyshuarit apo edhe të pengimit të procedurës penale.

Pretendimet e policit

Polici nga Drenasi, i dyshuar për keqpërdorim seksual dhe ndërprerje të palejuar të shtatzënisë, ka mohuar para Gjykatës dyshimet ndaj tij.

KALLXO.com ka konfirmuar nga burime të veta përmbajtjen e deklaratës së policit V.V., i cili përpos që ka mohuar dyshimet, ka dhënë edhe disa sqarime.

V.V. siç mëson KALLXO.com nuk e ka pranuar veprën ndërsa ka thënë se nuk ka gisht në ato çka Prokuroria pretendon se ai i ka kryer.

“Pretendimet nuk qëndrojnë. Në viti 2017 unë nuk jam marrë me rastin, nuk e kam trajtuar rastin, nuk kam dhënë kurrfarë kontributi”, citohet të ketë thënë V.V para gjykatësit.

Ai citohet se ka thënë se me rastin është dashur të merret një police femër dhe ai nuk kishte lidhje me këtë ngjarje.

I dyshuari në deklaratën e tij dhënë në Gjykatë ka thënë se nuk e ka takuar viktimën në Polici.

Dosja e cila do publikohet pas pak në KALLXO.com sjell edhe detaje të reja për vendet ku dyshohet se ishin kryer marrëdhëniet seksuale e po ashtu shumën e parave të paguara.

V.V. është arrestuar dje nën dyshimet për abuzim seksual të një vajze të lindur në vitin 2000, e cila në kohën kur e kishte paraqitur rastin në Polici ishte 16 vjeçare ndërsa sipas dosjes ajo kreu një abort gjatë këtij viti në kohën kur ishte 18 vjeç.