Skandal në QKUK: Bie tavani, lëndohet pacienti

Një pacient në QKUK është lënduar si pasojë e rënies së një pjese të tavanit në një nga dhomat e Klinikës së Pulmologjisë.

KALLXO.com mëson se pacienti është në moshë të shtyrë dhe ishte i shtrirë për të marrë trajtim atje.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se mbrëmë në Klinikën e Pulmologjisë, në një dhomë ka rënë një pjesë e lyer nga tavani.

Sipas QKUK-së, asnjë nga pacientët nuk ka pësuar lëndime serioze.

“Për të parë gjendjen nga afër, në Klinikën e Pulmologjisë, sot ka qëndruar edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, i cili ka vizituar dhomën dhe pacientët që ishin të shtrirë në atë repart”, thotë QKUK.