Ambasadori turk Tanju Bilgiç dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq - Foto: Facebook/ Ambasada turke Beograd

Skandal: Ambasada turke në Beograd i referohet emrit të Kosovës si KiM

Ambasadori i Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, është takuar sot me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas njoftimit të Ambasadës turke në Serbi, Bilgiç dhe Gjuriq kanë biseduar për zhvillimet aktuale.

Mirëpo, Ambasada turke ka bërë një skandal me njoftimin e publikuar në faqen e saj në Facebook.

Përderisa në njoftimin në gjuhën turke Ambasada flet për takimin mes ambasadorit dhe “drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq”, në versionin serbisht, ajo Kosovës i referohet me akronimin KiM (Kosova dhe Metohia), të përdorur nga zyrtarët dhe nacionalistët serbë për Kosovën.

Ndryshe, Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës me emrin e saj zyrtar – Republika e Kosovës.