Një mbledhje e mëhershme e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Foto: KALLXO.com

S’ka Kuorum për Komisionin për Buxhet e Financa

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa ka dështuar të mbajë mbledhjen e sotme pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm për ta mbajtur atë.

Ky komision ka pasur që të diskutojë për një varg pikash ndërsa njëra ndër to ka qenë edhe shqyrtimi i rekomandimeve rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Komisioni ka vendosur që mbledhja me pikat e njëjta të mbahet nesër në orën 11:00.

Në mungesë kuorumit është shtyrë edhe seanca e sotme e Kuvendit e cila ishte vazhdimësi e seancave të kaluara të papërfunduara.

13 Mars 2018 - 15:16

21Media 13/03/2018 - 15:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend