Sjellja për të cilën u arrestua Dardan Molliqaj(Video)

Prokuroria e Shtetit ka sqaruar arsyet pse ka arrestuar sot në mëngjes  deputetin e PSD-së Dardan Molliqaj.

Sipas njoftimit të prokurorisë Molliqaj është arrestuar për sulmin ndaj komandantit të stacionit policorë Qendra Driton Imeri me 12 tetor 2015.

 

Atëkohë Molliqaj u bë i famshëm për shkak se kapi për bluze zyrtarin e policisë.

 

Protesta gjatë asaj nate zhvillohej për shkak të arrestimit të Albin Kurtit.

Pjesmarrës në protestë ishin edhe Ramush Haradinaj e Visar Ymeri

Pamjet tregojnë Haradinajn në një bisedë me policin Ymeri tek kërkonte sqarime për vendëndodhjen e Albin Kurtit.

 

 

Protesta kishte eskaluar në gjuajtje me gurë e mjete të forta në drejtim të stacionit të policisë ndërsa protesta ishte shuar vetëm kur organet e ndjekjes kishin vendosur ta lironin Albin Kurtin

 

Pamjet e filmuara atë natë tregonin për demolimin e stacionit të policisë.