Sislej Xhafa nderohet me simbolin “Hyjnesha në Fron”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, artistin e njohur Sislej Xhafa.

Gashi shprehu mirënjohje për Xhafën dhe tha se ndihet i nderuar për këtë takim.

“Duke marrë pjesë në ekspozita dhe bienale të ndryshme ndërkombëtare, Xhafa e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohorë”, vlerësoi ministri.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se, gjatë këtij takimi përveç tjerash u bisedua edhe rreth artit dhe arkitekturës së vendit tonë dhe rreth artistëve të vendit të cilët me punën e tyre kanë arritur suksese edhe jashtë vendit.

Ministri Gashi, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për punën dhe aktivitetin e tij, gjatë këtij takimi i dhuroi Xhafës simbolin e “Hyjneshës në Fron”.

Ndërkaq, artisti tha se ndihet i lumtur që ndodhet këtu. Ai falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe theksoi se është i gatshëm që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen