Igor Simiq, deputet i Listës Serbe - Foto: Rtv21

Simiq: Për Qeverinë e Kosovës po Konsultohemi me Beogradin

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se kjo parti mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket Qeverisë ai tha se vendimi do të merret pas konsultimeve me zyrtarët e lartë të Serbisë.

“Në lidhje me formimin e Qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq”, tha sot Simiq.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, Lista Serbe ka fituar 9 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe është duke zhvilluar negociata me koalicionin PAN rreth formimit të Qeverisë së Kosovës.

Negociatat duket se ende nuk kanë përfunduar sepse me gjasë Lista Serbe po kërkon një hise të madhe në ekzekutivin e vendit. /21Media